Boateng: Shënoj gol ndaj Interit

04/05/2012 21:45

Kevin Prince Boateng, mesfushori i Milanit, lavdëron Juventusin edhe pse ende beson tek titulli kampion.

“Juventus ka bërë një sezon të shkëlqyer, ndërsa ne një sezon të çuditshëm. Kemi pasur shumë dëmtime dhe kemi luajtur shumë ndeshje. Tani të presim se kush do ta mbyllë në vend të parë”, thekson ganezi i kuqezinjve.

Boateng rikthehet të flasë për golin e famshëm të Muntarit: “Nuk është e drejtë të flasim tani për të. Ai gol i përket së shkuarës edhe pse ishte shumë i rëndësishëm e mund të na kishte dhënë dy pikë më shumë.”

Vetëm fitorja mund të mbajë gjallë shpresat e Milanit për titullin e Serisë A. Mesfushori deklaron për mediat italiane: “Unë dhe ekipi jemi të karikuar 100% për këtë ndeshje sepse derbi është i veçantë për qytetin dhe për të gjithë Italinë. Do më pëlqentë të shënoja një gol ndaj Interit, por fitorja është më e rëndësishme.”

Në javën e parafundit të kampionatit italian, Juventusi kryesues do të luajë ndaj Cagliari në Trieste, ndërsa Milani do të përballet me Interin në San Siro. Të dyja takimet do të luhen të dielën në orën 20.45.

Top Channel