Një qendër studimore islamike u inagurua të enjten në afërsi të qendrës së Beogradit, në një ceremoni në të cilën ishin të pranishëm edhe anëtarë të Kishës Ortodokse Serbe dhe vetë kandidati për president, Boris Tadiç.

Medreseja u rindërtua falë një granti të madh ndërkombëtar, me financues kryesor Qeverinë e Azerbajxhanit.

Ndërtesa ishte djegur dhe ishte bërë e papërdorshme që prej vitit 2004, kur ekstremistë serbë i vunë flakën si kundërpërgjigje për dëmtimin e disa kishave dhe manastireve në Kosovë.

Patriarku Irinej, i cili drejton kishën ortodokse, në fjalën e mbajtur bëri thirrje për bashkëjetesë paqësore midis feve të ndryshme dhe shprehu dëshirën që koha e konflikteve në të cilat kishave apo xhamive u vendoset flaka nuk do të vijë më kurrë.

Myftiu i Beografit, Muhamed Jusufspahiç, deklaroi se xhamia e Bajraklisë është pjesë e Beogradit të vjetër dhe se muslimanët e lindur në kryeqytetin e Serbisë meritojnë shansin për t’u edukuar në qytetin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA