Më shumë se 90% e personave me shkollim të lartë në qytetet kryesore aziatike vuajnë nga miopia, çrregullimi i të parit larg, vlerësoi një studim i publikuar të premten.

Kërkuesit vlerësuan se ka një rritje të jashtëzakonshme të numrit të personave që kanë nevojë për syze si rrjedhojë e shkollave tepër të vështira që kërkojnë studime të zgjatura, të cilat e reduktojnë shumë kohën e ekspozimit të syrit ndaj dritës natyrore.

Sipas revistës shkencore “Lancet”, në rast se rastet nuk trajtohen, një në pesë studentë është i rrezikuar nga dëmtimi i rëndë i shikimit, madje edhe nga verbimi.

Në Europë, mesatarja e miopëve është rreth 20-30%. “Të dhënat na tregojnë se diçka e jashtëzakonshme është duke ndodhur në Azinë Lindore në dy brezat e fundit”, deklaroi Ian Morgan, profesor i Universitetit Kombëtar të Australisë.

”Numri i miopëve midis popullsisë është rritur nga 20% në 80%, me një tendencë për të shkuar deri 90%, tek të rriturit e moshës 25-40 vjeç. Ndërsa ata do të plaken, problemet do të rëndohen dhe praktikisht e gjithë popullsia mund të ketë nevojë për syze”.

Ajo që mbetet ende për t’u përcaktuar është nëse në këtë rritje të madhe të numrit të personave me probleme me shikimin ka një faktor gjenetik apo ndikohet nga arsye të tjera të jashtme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA