Partitë politike në Serbi janë në orët finale të prezantimit të programit të tyre qeverisës në të tre pushtetet ku serbët do të votojnë këtë të dielë.

Në mesnatë vendi shkon në heshtje elektorale dhe të gjitha spotet televizive, ato në internet, fletushkat apo banderolat elektorale ndalohen, ashtu sikundër e kërkon ligji i zgjedhjeve.

18 parti do të konkurojnë me kandidatët e tyre për ripërtëritjen e parlamentit dhe 12 kandidatë do të garojnë për presidentin e Serbisë.

Sipas autoritetit zgjedhor, pak më shumë se 7 milion është numri i personave me të drejtë vote, por në këtë numër, përfshihet edhe popullsia shqiptare në Kosovë, edhe pse Kosova tashmë është shtet i pavarur.

8587 janë qendrat e votimit në Serbi përfshirë këtu edhe ato që do të hapen në Kosovë, por në ndryshim nga zgjedhjet brenda Serbisë, në Kosovë nuk do të votohet për zgjedhjet lokale, por vetëm për presidentin dhe parlamentin e ardhshëm serb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA