Reali shpallet kampion i Spanjës

03/05/2012 00:02

Reali i Madridit rikthehet si kampion i Spanjës pas fitores 3-0 në Bilbao ndaj Atletikos.

Kështu skuadra e Mourinjos ringrihet në majën e futbollit spanjoll duke marrë kampionatin, trofe të cilin e fitojnë për të 32-n herë një rekord më vete, por që e kishin fituar për herë të fundit në edicionin 2007-2008.

Në kuotën e 94 pikëve madrilenët mbyllin dy javë përpara përfundimit të sezonit cështjen e trofeut, duke ndërprerë hegjemoninë e Barcelonës.

Katalanasit kanë bërë detyrën në këtë javë pasi shkatërruan 4-1 Malagën, ndërkohë që Mesi me tre golat e shënuar në këtë takim, regjistron një tjetër rekord, pasi ka arritur në kuotën e 68 golave dhe ka parakaluar në këtë mënyrë Gerd Mylerin i cili kishte shënuar 67 gola.

Sulmuesi argjentinas i Barcelonës ka arritur të shënojë dy gola me 11-metërsha dhe një tjetër me kundërsulm, ndërkohë që Pujol kishte zhbllokuar sfidën që në minutën e 13-të. Për skuadrën e Malagës golin e shënoi Rodon në pjesën e parë.

Top Channel