Një raport i Departamentit Amerikan të Punëve të Jashtme publikoi një analizë për Malin e Zi, në të cilin shteti ynë fqinj konsiderohej si i zotëruar nga mafia me lidhje deri në instancat më të larta të Podgoricës zyrtare.
Siç raportoi e përditshmja “Vijesti”, autori i studimit, Moises Naim, vlerësoi se shumë politikanë, jo vetëm që janë të përfshirë në veprimtari mafioze, por janë vetë drejtues të grupeve të krimit të organizuar.
Sipas raportit në fjalë, shtetet e tjera në botë që janë të kontrolluara nga mafia janë Bullgaria, Ukraina, Venezuela, Guinea-Bissau dhe Mianmari.
“Përqark globit, mafiozët kanë depërtuar midis qeverive në një shkallë të paprecedent, por edhe më shqetësues është fakti i luftimit të klaneve të ndryshme, vetëm për të marrë bizneset e tyre nga ana e qeveritarëve”, shkruhej mes të tjerave në raport.
“Ndryshe nga një shtet i zakonshëm, shtetet e zotëruara nga mafia nuk mbështetet në grupe të krimit të organizuar për të përmbushur interesa të ndryshme, shpesh herë të lidhura me politikën e jashtme. Në këto vende, ndodh shpesh që të jenë vetë politikanët ata që diktojnë këto interesa dhe udhëheqin klanet mafioze”.
Megjithatë, në analizën e Departamentit të Shtetit theksohet se ka edhe shumë raste të tjera të lidhjeve me mafian në shtete të ndryshme në botë, midis të cilave edhe në Rusi, ku vërehet një veprim i përbashkët midis disa rrjeteve mafioze dhe instuticioneve në aspekte lokale.
Top Channel