Pak ditë pas arrestimeve të 20 të personave për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, janë bërë publikë emrat e të dyshuarve.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme maqedonase autorët kryesorë janë Halil Demiri, 27 vjeç dhe Afrim Ismailovic, 32 vjeç, së bashku me Agim Ismailovic, 33 vjeç. Ndërkohë që ky i fundit është arrestuar nga policia maqedonase dy autorët e tjerë, vëllai i tij, Afrim Ismailovic dhe Halil Demiri, ndodhen ende nën kërkim.
Nga burimet e para bëhet e ditur se Halil Demiri është me prejardhje nga Haracina, ndërsa vëllezërit Ismailovic nga Hasanbegi.
Gjithashtu forcat policore të shtetit fqinj kanë vënë në pranga edhe Fejzi Azirin, 54 vjeç dhe Rami Sejdiun, 24 vjeç. Duket se këta dy të fundit kanë ndihmuar autorët e vrajses.
Nga ana tjetër mediat maqedonase kanë publikuar edhe fotot e të dyshuarve të vrasjes së pesëfishtë.
Top Channel