Al-Kaeda ndryshon taktikë: SHBA-së i vëmë flakën

03/05/2012 16:50

Al-Kaeda i kërkoi ndjekësve të saj që t’i vendosin flakën pyjeve amerikane gjatë verës, si një metodë e re efikase terrori.

Publikimi u bë në revistën e famëkeqe të terroristëve, “Frymëzimi”, e cila shoqëronte artikullin e saj edhe me udhëzime vizuale për mënyrën se si mund të krijohen “bomba zjarri” e se si mund të përhapen vatrat e tij në një pyll.

”Është e drejta juaj të ndizni një bombë zjarri”, shkruhej në revistë në të cilën inkurajohej çdo terrorist që të zgjidhte këtë mënyrë të re terrori gjatë verës, në vendet joislamike ku jetojnë.

Përsa i përket SHBA, artikulli kishte një dedikim të veçantë dhe përshkruante se vendi më i mirë për të kryer një sulm të tillë është Montana, për shkak të hapësirës së gjelbërt që e rrethon dhe popullsisë në rritje të vazhdueshme.

”Në SHBA, ka më shumë shtëpi në zonat rurale se sa në qytete dhe është e vështirë të gjesh një vend më të mirë për të shkaktuar një dëm më të madh se sa në Montana”, shkruhej në artikullin, e pafirmosur nga ndonjë autor.

Në të kujtohej se zjarri i madh i pyjeve australianë në dhjetor 2002 çliroi një energji të barazvlefshme me fuqinë e 23 bombave bërthamore, prandaj zjarrvënia në pyje konsiderohet si një forcë e përshtatshme për t’i lëshuar “qafirëve amerikanë”.

E prodhuar nga Al-Kaeda në një destinacion të panjohur në Gadishullin Arabik, revista “Frymëzimi” publikoi edicionin e saj të parë që prej vrasjes me një sulm me avionë të telekomanduar në shtator 2011 të kryeredaktorit Samir Khan dhe editorialistit të njohur, Anwar al-Awlaki.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA