Pak ditë para zgjedhjeve të trefishta në Serbi, qytetarët ende janë të
pavendosur për votat e tyre. Megjithatë, këto zgjedhje pritet të sjellin
një rezultat të ngushtë në të gjitha nivelet.

Gazeta “Danas” ka bërë një hulumtim të opinionit në bazë të të cilit duket se partitë e qeverisë me ato opozitare janë afruar shumë afër.

Sipas kësaj gazete, Partia Demokratike e presidentit të deritashëm, Boris Tadic, do të jetë në avantazh vetëm me një përqindje të vogël apo përqindjen që llogaritet në gabimin e hulumtimit.Gjithsesi rezultatet dhe fundi i këtyre zgjedhjeve nuk është shumë i qartë.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare, 22 për qind e qytetarëve tashmë të përcaktuar do të votonin për demokratët e Tadiç dhe po aq për progresistët e ish radikalit, Tomisllav Nikoliç. Por, 34 për qind të të anketuarve ende nuk e dinë se për kënd do të votojnë. Ndërsa situata duket me e qartë vetëm sa i përket kryeqytetit, të cilin mund ta fitojë kryebashkiaku, Dragan Xhillas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA