Pijet energjike shkatërrojnë dhëmbët

02/05/2012 17:30

Adoleshentët janë konsumatorët më të mëdhenj të pijeve energjike, por mund ta paguajnë shumë shtrenjtë këtë preferencë të tyre me prishjen e dhëmbëve.

Universiteti i Ilinoisit, në SHBA, realizoi një studim, me mbi dhjetë lloje të ndryshme pijesh energjitike, midis të cilave edhe disa prej markave më të njohur në botë.

Testimet treguan se acititeti i lartë që përmban pija është në gjendje të dëmtojë ndjeshëm shtresën e jashtme që vesh dhëmbët, e njohur ndryshe si smalt, duke inkurajuar kariesin dhe prishjen e dhëmbëve me një ritëm disa herë më të shpejtë se sa në gjendje normale.

”Gjithmonë e më shumë të rinj konsumojnë këto pije me besimin se do të rrisin në këtë mënyrë performancën e tyre në sport dhe me bindjen se efekti i tyre është më i lartë se i një pije të zakonshme freskuese”, deklaroi bashkëautori i studimit, Poonam Jain.

”Shumica e këtyre pacientëve shokohen kur zbulojnë se në fakt, e vetmja gjë që po bëjnë është një “banjo acidi” për dhëmbët e tyre”.

Sipas Jain, konsumi i rregullt mund të shkaktojë shkatërrim të plotë të dhëmbëve në vetëm pesë vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA