Kosova pret të njihet nga vendet myslimane në Afrikë dhe në Azi, përfshirë edhe vendet e prekura nga Pranvera Arabe.

Kështu deklaroi për mediat turke, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili zhvilloi një vizitë në këtë vend. Në turqi, krasniqi u takua me Kryeministrin Recep Tayyip Erdogan, si dhe Kryetarin e Parlamentit turk, Çemil Çiçek.

Në një intervistë për të përditshmen turke ‘Hurriyet Daily Neës’, ai tha se Turqia është një nga shtetet që i ka dhënë mbështetjen më të madhe Kosovës.

“Ne jemi duke biseduar me shtetet myslimane, si Pakistani, Indonezia dhe Bangladeshi; vendet afrikane dhe vendet që kanë kaluar nëpër Pranverë Arabe, si dhe me vendet e Amerikës së Jugut”, tha Krasniqi.

Kryeparlamentari Krasniqi tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë zbutur ende, për shkak të rezistencës së palës serbe për të ndërtuar marrëdhënie me Kosovën.”Ne duam ta përmirësojmë dialogun me Serbinë, me ndihmën e BE-së. Megjithatë, politika e jashtme e Beogradit nuk ka këtë qëllim-vijoi Krasniqi.
Ai gjithashtu shfrytëzoi vizitën e tij në Turqi për të ftuar biznesmenët turq që të investojnë në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA