Shpallet i pafajshëm dhe lirohet nga akuzat Fatmir Limaj. Ashtu si dhe
pritej Gjykata e Qarkut në Prishtinës ka shpallur të pafajshëm të
akuzuarit e rastit “Kleçka”, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fatmir
Limajn dhe tre bashkëluftëtarët e tij, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe
Naser Krasniqi.

Mbi nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, një nga ish-komandantët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur me nofkën e luftës “Çeliku”, akuzohej se kishte urdhëruar dhe kishte marrë pjesë në torturimin çnjerëzor të civilëve serbë të paraburgosur në një kamp në fshatin Kleçkë në Komunën e Lipjanit, në vitin 1999. Ndaj tij, rëndonin pesë pika të aktakuzës, dy për krime lufte kundër popullatës civile dhe tri pika për krime lufte kundër të burgosurve të luftës që përfshin edhe vrasjen. Prokurori italian, Maorizio Salustro ka deklaruar se do të apelojë vendimin.

Në fillim të procesit, gjykata përjashtoi nga lista e dëshmive të vlefshme atë të Agim Zogajt, i njohur ndryshe si dëshmitari “X”, mbi të cilin ishte bazuar një pjesë e mirë e provave të prokurorisë. Kjo është hera e dytë që Limaj shpallet i pafajshëm për akuzën e krimeve të luftës. Ai u gjykua dhe u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës,për akuzën e kryerjes së krimeve të luftës në Llapushnik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA