Gjermani, nimfomania godet sërish

02/05/2012 19:30

“Nimfomaniakja e Mynihut” në Gjermani ka goditur sërish. Këtë herë viktima ka qenë një 31-vjecar me origjinë afrikane ai që për 36 orë është “shfrytëzuar seksualisht” nga një grua 47-vjecare.

31-vjecari është gjetur në lot, ulur në një trotuar nga policia gjermane në Mynih. Pas marrjes së dëshmisë së tij, policia njoftoi së bëhej fjalë për një tjetër rast të “përdhunimit të meshkujve”.

“Viktima” e 47-vjecares tregoi se ishte takuar me agresoren e tij në një mjet transporti publik e më pas kishte përfunduar me dëshirën e tij në apartamentin e saj. Pas raportit seksual 31-vjecari ka dashur të largohej, por dyert ishin të mbyllura dhe telefonat të zhdukur.

Ai rrëfen se ka qendruar për orë të tëra i izoluar dhe “skllav seksual” i 47-vjecares. Policia gjermane identifikoi autoren dhe e shoqëroi atë në një klinikë mjekësore duke e cilësuar si “një rrezik për burrat”.

Ky ishte rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër. Pak javë më parë, në një rast të tillë, viktima e seksit mashkull, pre e abuzimit seksual për mjaft orë, mundi të lajmërojë policinë nëpërmjet celularit, fshehurazi agresores që e mbante të izoluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA