Dentistja i heq të gjithë dhëmbët ish-të dashurit

02/05/2012 12:00

Anyna Mackiowak është një dentiste polake e cila përdori profesionin e saj për t’u hakmarrë nga ish i dashuri që e la për një tjetër.

Marek Olszewski ishte ndarë pa shumë dramë nga e dashura e tij dhe vazhdonte të mbante një marrëdhënie miqësore me të. Përveç kësaj vazhdonte t’i besonte rregullimin e dhëmbëve, gjë që nuk duhet ta bënte.

Anyna tregon: “U mundova të tregohesha profesioniste dhe të ndaja emocionet personale nga puna, por kur e pashë të ulur në karrige me narkozën që kishte bërë efekt mendova: Bastard i ndyrë!”

Në këtë mënyrë 35-vjeçarja filloi t’i shkulte një nga një dhëmbët ish-partnerit të saj 45-vjeçar dhe ia fashoi gojën që të mos ndjente ndryshimin.

“Kur u zgjova nuk i ndjeja dhëmbët dhe kisha nofullën me fasha, por më tha që mpirja nuk do më lejonte të ndjeja asgjë për disa orë. Nuk dyshova aspak sepse mendoja se ishte profesioniste”, rrëfen polaku.

Goja bosh ishte vetëm fillimi i të këqijave. Tashmë Marek është braktisur edhe nga e dashura tjetër sepse ajo i bëri të qartë se nuk mund të qëndronte me një mashkull pa dhëmbë dhe për më tepër do i duhet të paguajë një shumë të madhe parash për një dentaturë tjetër.

Anyna nga ana e saj mund të bëjë tre vite burg për abuzim me besimin e pacientit, por hakmarrjen e çoi deri në fund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA