Stramaccioni: Inter, jep maksimumin!

01/05/2012 15:50

“Nuk kemi premtuar që do të përfundojmë në vendin e tretë, por do të japim maksimumin që të arrijmë këtë qëllim edhe pse kalendarin e kemi më të vështirë se kundërshtarët tanë.”

Këto janë fjalët e teknikut të Interit Andrea Stramaccioni para transfertës që skuadra e tij do të luajë ndaj vendasve të Parmës të mërkurën në mbrëmje (20.45).

“Në këto gjashtë takime Interi është rritur shumë dhe kjo ka rëndësi. Kundër Udinese dhe Cesena kemi bërë ndeshjet tona më të mira dhe duhet të vazhdojmë kështu deri në fund”, theksoi trajneri i ri italian.

Stramaccioni nuk i zë besë Parmës: “Pas Juventusit është ekipi më në formë i Serisë A. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.”

Top Channel