Shitet në ankand “Golf”-i historik i Merkel

01/05/2012 00:00

U deshën dy ankande, meqenëse oferta e parë në faqen gjermane të eBay
ishte injoruar, por në fund “Golf”-i i vjetër i përdorur nga kancelarja
Angela Merkel në vitet ’90 është shitur për 10.165 euro.

Lajmin e ka bërë të ditur Sabrina Winter, zëdhënëse e shtëpisë së ankandit online në Shtetet e Bashkuara. Automjeti “prestigjoz” është blerë nga një shtetas gjerman nga qyteza e Arnsbergut.

“Na gëzon fakti që tani makina ka rënë në duart e dikujt që është vërtet i interesuar”, ka komentuar Winters duke iu referuar ankandit të parë, që u anulua pas ofertave joserioze.

Makina e dalë në ankand, një “Golf” i bardhë i 1990-ës dhe me 190 mijë kilometra, me siguri makina e parë “perëndimore” e Merkel, u ofrua nga një person anonim, që e kishte blerë para se të shkatërrohej e të riciklohej.

Makina, një objekt koleksionistësh, është përdorur nga Merkel nga vitet 1990-95 dhe më pas nga bashkëshorti i dytë i saj, doktori Joachim Sauer, nga viti 1995-96.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA