Seria A, fiton Napoli, Roma ngec në “llucë”

01/05/2012 23:30

Me golat e Kavanit dhe Hamsik, Napoli mund Palermon 2-0 në një prej dy ndeshjeve të luajtura të martën të Serisë A.

Skuadra a Mazarit ngjitet kështu në kuotën e 58 pikëve dhe të paktën për një natë shijon vendin e tretë në klasifikim në pritje të rivalëve të tjerë si Inter, Udineze dhe Lacio, të gjitha në garë për vendin që mundëson pjesëmarrjen në Champions, të zbresin në fushë.

Sfida e “San Paolo”-s u vendos në pjesën e parë, falë një penalltie të kontestuar nga sicilianët, që u shndërrua në gol nga Kavani në minutën e 16-të dhe më pas dyfishimit të Hamsik në të 35-ën.

Sfida tjetër mes Chievos dhe Romës u mbyll 0-0 në një fushë të rënduar nga shiu dhe me nga një pikë që nuk shëben për asnjë nga skuadrat.

Seria A kryesohet nga Juventus me 77 pikë, i ndjekur nga Milan me tre pikë më pak.  

Top Channel