Sauk dhe Yzberisht, fshatrat që u bënë metropol

01/05/2012 19:10

Liqeni Artificial bën dallimin se matanë tij vijon Sauku, fshat i Tiranës, por që banorët e tij dëshirojnë që më mirë të quhet lagje e Tiranës.

“Tirana dhe Sauku janë bashkuar edhe pse disa rrugë nuk janë përfunduar, por së shpejti do të përfundojnë dhe do të bëhen njësh. Autobusi vjen çdo gjysmë ore këtu. Eshtë vendi më i mirë sepse kemi ajrin më të pastër dhe Tirana është shumë afër”, shprehen banoret e Saukut.

Është akoma më e vështirë të dallosh Yzberishtin. Vetëm në brendësi të rrugicave të tij kupton që nuk je në Tiranë.

“Yzberishti ka qenë vetëm një shtëpi dhe na duket më mirë këtu se sa në Tiranë. Qyteti është mbushur plot me pallate, ndërsa këtu jemi më qetë. Zona është zhvilluar shumë. Njerëzit merreshin vetëm me bujqësi e blegtori, por tani që janë ndërtuar pallate duket si qytet. Banorët punojnë në Tiranë sepse është afër”, deklarojnë banoret e Yzberishtit.

Tek të dyja zonat pamjet flasin vetë. Nuk arrin të kuptosh se ku përfundon vija e Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA