Punësimi, kontraditat e shifrave

01/05/2012 19:30

Në fund të vitit 2011, papunësia zyrtare në Shqipëri ishte sipas Instutitit të Statistikave 13.29 për qind. Ky tregues i Instat e nxjerr Shqipërinë si një vend me papunësi gati të përafërt me ekonomitë e Bashkimit Europian.

Por, krahasimi i disa treguesve të tjerë hedh dyshime se shifra e papunësisë në Shqipëri, mund të mos paraqesë gjithë realitetin. Dyshimet më të mëdha vijnë nga norma e punësimit, që tregon se çfarë pjese e popullsisë në moshë nga 15 deri në 64 vjec ka aktualisht një punë.

Në fund të 2011-ës, norma e punësimit në Shqipëri ishte rreth 42.3 për qind, ndër më të ultat jo vetëm në Europë, por edhe po të krahasohet me vende më pak të zhvilluara.

Në Bashkimin Europian, ku popullsia është edhe më e vjetër, norma e punësimit është mbi 64 për qind ose plot 20 pikë përqindje më e lartë se sa në vendin tonë.

Me shifrat e punësimit që publikon Instat, Shqipëria rezulton një nga popullsitë më pak aktive në Europë, edhe pse vendi ynë ka moshën mesatare më të re në kontinent. Dhe kjo për ekonomistët ka dy shpjegime. Ose shqiptarët nuk duan të punojnë, ose shifrat zyrtare të punësimit nuk paraqesin plotësisht realitetin

Varfëria e punësimit

Në fund të vitit të kaluar, Shqipëria numëronte gjithesj 917 mijë të punësuar. Sektori me numrin më të lartë të të punësuarve është bujqësia, me rreth 507 mijë vetë. Në vendin e dytë është industria, ku punësohen mbi 85 mijë shqiptarë dhe më pas renditen tregtia dhe pas saj, transporti e komunikacioni.

Por, renditja ndryshon kur këta sektorë krahasohen me kontributin që japin në ekonominë kombëtare. Sipas Institutit të Statistikave, bujqësia, edhe pse punëson pjesën dërrmuese të shqiptarëve jep aktualisht vetëm 20 për qind të prodhimit kombëtar.

Edhe industria që është e dyta me numrin më të madh të punonëjsve, zbret në vend të 4-ët për nga kontributi në prodhimin kombëtar. Sektori i tregtisë dhe hotelerisë, i cili është i treti nga numri i të punësuarve, është aktualisht i pari në kontributin e PPB-së.

Por, pse kjo zhvendsoje në renditje. Shpjegimi lidhet me produktivitetin e punës sipas sektorëve. Në bujqësi, ku punësohen pjesa dërrmuese prej 54.3 për qind e shqiptarëve, vlera e shtuar për një punëtor është vetëm 3500 dollarë në vit, duke qenë më e ulëta dhe dukshëm poshtë sektorëve të tjerë.

Edhe industria është një tjetër sektorë ku vlera e shtuar për punonjës është e ulët, vetëm 12 100 dollarë në vit. Sektori me produktitvietin më të lartë të punës në Shqipëri është ndërtimi. Vlera e ulët e shtuar në bujqësi dhe industri lidhet me mungesën e investimeve në këta dy sektorë, që mbeten ndër më të prapambeturit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA