Po shkëlqen në stolin e ekipit të Serisë A, të gjithë të çmendur pas kampionit të botës me Italinë Gjykatësi sportiv në futbollin italian ka dhënë me përpikmëri dënimet në
dëm të skuadrës së Lacios, pas grindjes fizike dhe fundit kaotik të
sfidën ndaj Udinezes të mbyllur 2-0.
Janë pezulluar me 4 ndeshje portieri Marketi dhe 3 ndeshje mbrojtësi Dias, ndërsa një gjobë prej 20 mijë Eurosh mori edhe skuadra bardhekaltër.
Sfida e fundjavës në Friuli po shkonte mirë por në minutat e fundit kur Udineze kryesonte 1-0, nëj tifoz imitoi vërshëllimën e arbitrit duke bërë që futbollistët e Lacios të lënë lojën. Nga ky aksion vendasit shënuan golin e dytë ndërsa ajo që pasoi ishte një grindje mes stafit dhe lojtarëve.
Portieri Marketi i cili nuk u nxorr jashtë me karton të kuq, paguan kështu dënimin për shtyrjen ndaj arbitrit Bergonzi, ndërsa Dias u dënua me 3 ndeshje për sjellje agresive. “Ishte e dukshme që kjo erdhi nga një gabim teknik i arbitrit. Kush e njeh mirë rregulloren e di se në ato momente ndeshja duhet ndalur. Rrëmuja erdhi pasi arbitrat thanë më parë se goli do të anulohej” tha drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare.
Top Channel