Organet greke të shëndetësisë ndodhen në gjendje paniku, pasi vetëm në
tre ditët e fundit numri i prostitutave që kanë rezultuar pozitive me
AIDS në Athinë ka shkuar në 12.

Statistikat qe publikohen nga Qendra e Kontrollit te Parandalimit te Semundjeve Infektive bejne fjale per 11 greke dhe një bullgare, te cilat nuk punonin ne shtepi publike ,por ofronin sherbimet e tyre per klientet ne vende te caktuara ne rruget e qendres se kryeqytetit grek.

Me shume se 100 prostituta jane shoqeruar ne polici dhe me pas u jane nenshtruar testeve mjekesore per te zbuluar ne se jane bartese te semundjes vdekjeprurese, pas arrestimit te nje 21-vjeçareje ruse tre dite me pare, e cila rezultoi pozitive me SIDA dhe pranoi se kishte kryer marredhenie seksuale me klientet perkundrejt pageses pa perdorur kontraceptive.

Te pakten 1000 persona kane marre te shqetesuar ne telefon ne Qendren e Parandalimit te Semundjeve Infektive, pasi kane pare fotografite e publikuara te prostitutes ruse duke kerkuar t’u nenshtrohen testeve perkatese me friken se mos jane infektuar. Ministri grek i Shendetësise ka bere thirrje per nje nje mobilizim te organeve te shendetit dhe te atyre te Rendit per te parandaluar qe gjerat te dalin jashte kontrollit ne qindra shtepi publike qe funksionojne pa license ne gjithe kryeqytetin.

Gjithashtu organet greke vazhdojne kontrollet edhe ne pallatet e qendres se Athines ku jetojne nje numer i madh emigrantesh ilegale, zona qe konsiderohen si vatra te shperndarjes se semundjeve infektive, si dhe vendet e perdoruesve te droges, pasi rritja e madhe ne nivelin 1200% e rasteve me virusin vdekjeprures vetem vitin e fundit ne Greqi i dedikohet ne me te shumten e rasteve edhe shiringave te perdorura te heroines.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA