Harrojini orët e zgjatura në palestër dhe llogaritjen e pafund të kalorive, pasi ka një mënyrë shumë më të thjeshtë për të humbur në peshë.
Një dietë “gjumi” është përgjigja më e mirë për të humbur kile, pretendojnë disa shkencëtarë pas një studimi.
Fjetja e më pak se shtatë orëve gjatë natës duket se “inkurajon” gjenet që shkaktojnë fitimin e peshës, ndërsa më shumë se nëntë orë gjumë është në gjendje të prodhojë efektin e kundërt.
Studimi u fokusua në më shumë se një mijë çifte binjakësh identikë, të cilët kanë trashëguar të njëjtat gjene që komandojnë peshën, në mënyrë që të përjashtohej faktori gjenetik në shëndetin e tyre, duke u fokusuar vetëm tek faktorët e jashtëm.
Studimi tregoi se për ata që flinin rregullisht më pak se shtatë orë në natë, 70% e mbipeshës së tyre i detyrohej faktorit gjenetik, ndërsa për ata që flinin mbi nëntë orë, kjo statistikë reduktohej në mënyrë drastike në 32%.
Kjo u tregoi shkencëtarëve se në persona me të njëjtin gjen, mënyra se si ai funksionon është e ndryshme dhe se gjumi ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në këtë aktivitet.
Top Channel