Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht Një nga ndërtesat që po ngrihet në vendin ku gjendej World Trade Center është bërë ndërtesa më e lartë e Nju Jorkut, duke kaluar edhe Empire State Building.
Instalimi i një kolone të çeliktë në katin e 100-të të rrokaqiellit e ngre strukturën, në vendin ku ndodhën sulmet e 11 shtatorit 2001, në 387 metra të lartë.
Grataciela, ndërtimi i së cilës filloi në prill të vitit 2006, do të jetë 541 metra e lartë kur të përfundojë plotësisht.
Kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë u shkatërruan më 11 shtator 2001.
Qiellgërvishtësi i ri, i quajtur “Freedom Tower” (Kulla e Lirisë), u bë ndërtesa më e lartë në Nju Jork, një ditë para përvjetorit të operacionit që vrau Osama Bin Ladenin, njeriun përgjegjës për këto sulme.
Top Channel