Misioni i OSBE-së do të jetë lehtësues në organizimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë në Kosovë.

Kështu ka njoftuar ky mision nëpërmjet një komunikate për mediat të hënën, duke konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje për rolin e këtij misioni gjatë këtyre zgjedhjeve.

Kryesuesi i OSBE-së që njëherësh është zëvëndëskryeministër i Irlandës, Imon Gilmor, ka mirëpritur arritjen e një marrëveshjeje të tillë, thuhet në komunikatë, ndonëse nuk tregohen se kush ishin palët e përfshira.

Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur një vendim të tillë të OSBE-së për lehtësimin e votimit për qytetarët serbë me shtetësi edhe të Serbisë në zgjedhjet e 6 majit.

Siç dihet, deri tani institucionet e Kosovës kanë kundërshtuar vetëm vendimin e Serbisë që të mbajë edhe zgjedhjet lokale brenda territorit të Kosovës, ndërsa për parlamentare dhe presidenciale janë pajtuar që të lehtësohen nga ndonjë institucion ndërkombëtar. “Ky veprim është në harmoni me Dokumentin e Ahtisaarit, Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Gjatë kësaj dite do të hapen qendra mobile votimi, do të ketë vetëm simbole të OSBE-së, ndërsa numërimi do të bëhet jashtë territorit të shtetit të Kosovës, në mungesë aktuale të Ambasadës së Serbisë në Republikën e Kosovës, dhe anasjelltas”, sqaron Qeveria e Kosovës.

Për më tepër aty thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se ky është një hap i madh për shtetin e Kosovës sepse për herë të parë Serbia është pajtuar që të mos organizojë asnjë lloj zgjedhje në Kosovë, 13 vite pas përfundimit të luftës”.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA