 Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht
																		
					
					
					
						Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht						Clive Palmer, një nga personat më të pasur të Australisë, do të ndërtojë një tjetër Titanik. Miliarderi bëri të ditur për mediat australiane se ndërtimi i anijes do të fillojë në fund të vitit 2013 dhe do të jetë gati për lundrim në vitin 2016.
Plani është që mjeti lundrues të jetë sa më i ngjashëm të jetë e mundur me Titanikun, por sigurisht që do të ketë teknologjinë moderne.
“Kam nënshkruar një memorandum me kompaninë shtetërore kineze CSC Jinling Shipyard për ndërtimin e një Titaniku të dytë”, theksoi Palmer.
“Do të jetë luksoz si Titaniku original, por me teknologjinë e shekullit XXI dhe me sisteme sigurie nga më të rejat”, shtoi miliarderi australian.
Anija parashikohet që do të lundrojë nga Londra në Nju Jork nëse gjithçka shkon sipas planit.
Kur u pyet nëse Titaniku 2 do të ketë fatin e paraardhësit të tij, Palmer tha: “Është dezinjuar që të mos mbytet, por asnjëherë nuk i dihet se çfarë ndodh nëse të gjithë do të ishim supersticiozë si ju gazetarët.”
Nuk është bërë e ditur kostoja e ndërtimit të kësaj anijeje.
Titaniku u mbyt më 15 prill të vitit 1912 duke shkaktuar më shumë se 1500 viktima.
Top Channel