Në takimin e dytë të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, presidentja e Kosovë, Atifete Jahjaga deklaroi se korrupsioni përbën kërcënim për sigurinë publike të vendit.

“Korrupsioni po kërcënon edhe sigurinë publike. Po rrezikon që interesi përfitues korruptiv individual të vihet mbi interesin e shtetit. Korrupsioni është një ndërlidhje e bizneseve të këqia dhe zyrtarëve të korruptuar të vendit”, deklaroi presidentja Jahjaga.

Presidentja theksoi se korrupsioni po dëmton stabilitetin ekonomik të vendit pasi po krijon klimë të pasigurtë për investitorët e huaj duke ulur nivelin e kapitalit të huaj. Kështu në Kosovë, po reflektohet një treg ku rryshfeti përcakton rregullat e lojës duke u përdorur si instrument i përzgjedhur.

Presidentja tha se fenomeni ka ndikime të gjithanëshme, madje edhe në reduktimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“Korrupsioni është një rreth vicioz që duhet ta thyejmë. I korruptuar nuk është vetëm ai që pranon rryshfet, por edhe ai që e ofron atë. Ndërgjegjësimi i qytetarët për të mos qenë pjesë e këtij rrethi dhe për të denoncuar cdo sjellje korruptive, është masa më e mirë parandaluese për crrënjosjen e korrupsionit”, deklaroi zonja Jahjaga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA