Pas zgjedhjeve të gjashtë majit dhe për shkak të krizës së thellë ku ndodhet klasa politike lokale, në Greqi do të nisin përgatitjet për një parti të re.

Lajmin e bën të ditur e përjavshmja prestigjoze athinase “Real News”, sipas të cilës subjekti i ri do të ketë një linjë evropiane dhe reformuese, ku do të bëjnë pjesë personalitete të reja dhe fare pak të vjetra.

Sipas burimit, protagonistët e iniciativës vlerësojnë se lideri i partisë së re nuk mund të jetë tjetër përveç kryeministrit aktual, Lukas Papadhimos, i cili po menaxhon krizën e rëndë financiare.

Sipas sondazhit me te fundit të kryer në prag të zgjedhjeve, për herë të parë në Parlamentin grek do të hyjnë të paktën tetë parti.

Në këtë sondazh konservatorët kryesojnë me 18% dhe nuk mund të marrin shumicën e vendeve në Parlament, ndërsa në vend të dytë vijnë socialistët me 14%.

Lideri i Demokracisë së Re, Andonis Samaras ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me socialistët për një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve.

Por skena e re politike  e krijuar në Greqi pas nënshkrimit të marrëveshjes së huasë që vendos kushte të përcaktuara nga BE dhe FMN tek çdo lloj qeverie që do të lindë pas zgjedhjeve, nuk lë vend për alternativa të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA