Partia Demokratike e Kosovës, e kryeministrit Hashim Thaçi, doli e para në zgjedhjet e Ferizajt. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet preliminare, sipas të cilave kandidati i PDK-së, Agim Aliu fitoi 40.47 për qind të votave.

Pas tij radhitet kandidati i LDK-së, Adem Salihaj me 24.09 për qind të votave. Me këtë rezultat Ferizaj shkon në balotazh, por për këtë kryetarja e KQZ-së tha se do të vendoset pas shpalljes së rezultatit përfundimtar.

“Agim Aliu i PDK-së ka marrë 11418 vota, ose 40.47 për qind. Ndërsa Adem Salihaj i LDK-së 6715 vota, pse 24.09 për qind”, ka saktësuar kryetarja Valdete Daka.

Sipas KQZ-së, kandidati i Vetëvendosjes Faton Topalli ka fituar 15.96 për qind të votave, duke u radhitur kështu i treti pas PDK-së dhe LDK-së. Pas tij vjen Naim Ferati i AAK-së me 10.86 për qind.

Kandidati i AKR-së, Ramadan Hasani ka marrë 4.87 për qind, ndërsa Burim Ademi i PD-së 2.6%. Kandidati i pavarur Rrahim Sadiku fitoi 0.54 për qind të votave dhe Ramadan Emini i Lëvizjes për Bashkim 0.39 për qind.

PDK: Vlerësim i qytetarëve të gjithë Kosovës

Rezultatin e zgjedhjeve në Ferizaj partia në pushtet e përdor si kriter për vlerësimin e disponimit të qytetarëve në mbarë vendin.

Në këtë mënyrë PDK-ja, e cila doli e para në këto zgjedhje, vlerëson se ky rezultat përcakton vullnetin dhe përcaktimin politik të qytetarëve në Kosovë, marrë parasysh edhe peshën politike që ka qyteti i Ferizajt.

“Vota e ferizajsve është barometri më real i vullnetit politikë të qytetarëve të Ferizajt dhe vendit, për shkak të peshës politike që ka ky qytet. PDK u konfirmua edhe njëherë si partia më e madhe në vend, se ka besimin më të madh të qytetarëve dhe se ka ofertën më serioze politike. Rezultati bindshëm i djeshëm është pikë referimi për fuqinë politike të PDK-së në tërë vendin”, ka deklaruar Blerand Stavileci, zëdhënës i PDK-së.

Sa i përkët pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje, zëdhënesi tha se pavarësisht kësaj, PDK-ja nuk është zvogëluar për nga numri i votave dhe se për këtë më shumë duhet të shqetësohen subjektet e tjera politike.

Duke folur për parregullsitë që karakterizuan ditën e zgjedhjeve, Stavileci tha se e rëndësishme është që ato parregullsi nuk dëmtuan imazhin e këtij proçesi. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA