Një grua myslimane nga Bosnja është dënuar të hënën nga gjykata e Sarajevës për krime lufte gjatë konfliktit të armatosur në vitet ’90.
Rasima Handanoviç është shpallur fajtore për vrasjen e civilëve kroatë, por pritet të marrë një dënim të lehtë prej 5 ose 6 muaj burg pasi ka pranuar fajin.
Handanoviç, e cila pas luftës kishte emigruar në SHBA, prej nga u ekstradua në dhjetor, kishte qenë anëtare e njësisë speciale boshnjake Zulfikar.
Njësia në fjalë kishte marrë pjesë në ekzekutimin e tre civilëve kroatë dhe tre të burgosurve të luftës në fshatin Trusina, në vitin 1993.
Dënimi i saj i ulët pritet të vijë pasi duke pranuar krimin, ish-luftëtarja ka pranuar gjithashtu të dëshmojë kundër anëtarëve të tjerë të njësisë ku bënte pjesë.
Handanoviç bëhet kështu gruaja e parë që dënohet për krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë konfliktit të armatosur në Ballkan, ku “ekskluziviteti” i masakrave u përkiste burrave.
Top Channel