Frekuentuesit e transportit publik në Romë janë habitur kur në tabelën elektronike të një autobusi, nuk lexohej itinerari i tij, por “Nderim Duçes” (Onore al Duce).
“Incidenti” është dokumentuar nga kalimtarë të rastit të cilët kanë postuar edhe disa foto në internet. Autobusi i përket një kompanie private që operon në sektorin e transportit publik në kryeqytetin italian, kompanisë ATAC.
Vetë kompania njoftoi nisjen e një hetimi për të zbardhur se si ka përfunduar ky shkrim në tabelën elektronike të autobusit të saj.
Kompania dyshon se shkrimi është vepër e një punonjësi të brendshëm të saj dhe premton identifikimin dhe marrjen e masave disiplinore ndaj tij. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që autorësia e shkrimit t’u përkase grupeve të fshehta të rinisë fashiste që veprojnë në Romë.
Top Channel