Po shkëlqen në stolin e ekipit të Serisë A, të gjithë të çmendur pas kampionit të botës me Italinë
Fitore për Juventusin dhe Milanin në Novara dhe Siena, duke mbajtur distancën edhe pas javës së 35-të në plus 3 pikë me njëra-tjetrën.
Bardhezinjtë dominojnë 4-0 ndaj Novarës me gola të Vucinic në minutat 16’ dhe 64’, Borriello në të 40-ën dhe Vidal 50’.
Kuqezinjtë nga ana tjetër kalojnë Sienën me Kasanon që kthehet me gol në të 26-ën dhe tre minuta më pas me Ibrahimovic i cili do të shënonte edhe në përfundim të takimit. Plotëson listën e golashënuesve Nocerino në të 90-ën.
Golin e nderit për të zotët e shtëpisë e shënoi lojtari i kombëtares shqiptare Erjon Bogdani në minutën e 83-të, i cili tashmë e ka bërë zakon golin ndaj skuadrave të mëdha.
Fitoi edhe Interi ndaj Cesenës, e cila nuk ruajti dot avantazhin e krijuar në minutën e 57-të me Cecarellin. Për zikaltërit shënuan Obi në të 59-ën dhe Zarate në të 72-ën minutë.
Në dy takimet e tjera, Atalanta fitoi ndaj Fiorentinës 2-0 dhe Leçe humbi ndaj Parmës 1-2.
Top Channel