Korpusi i Vullnetarëve, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës ka nisur
fushatën e ndërgjegjësimit për mbajtjen pastër të qytetit.
Numri i gjelber (08000888 ose 2274848) dhe ai i Policise Bashkiake (2419465), ndodhen ne mbi 50 mije flete-palosje, te cilat do te shperndahen dere me dere nga vullnetaret, në mënyrë qe qytetarët ta kene te lehte te denoncojne çdo ndotje.
“Unë kam disa fletë në dorë, ne kemi prodhuar dhjetëra mijëra të tilla që do të shpërndahen në çdo shtëpi në qytetin e Tiranës. I ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që të denoncojnë pranë organit të Policisë Bashkiake dhe pranë Zyrës Mjedisore, këdo që shikojnë që ndot dhe dëmton mjedisin publik. Qyteti ynë i përbashkët nuk mund të mbahet pastër, duke i vënë çdo qytetari një polic apo një pastrues nga pas, por duke u shndërruar ne të gjithë në pastrues të qytetit tonë dhe në policë të njëri-tjetrit.Vetëm në këtë mënyrë ne do të mund të japim kontributin tonë. Nuk mund të jemi të qetë duke thënë se ‘unë ndos, unë nuk bëj dëm’, por duke kontribuar për denoncimin dhe të atyre që ndotin dhe dëmtojnë mjedisin tonë të përbashkët”, thotë Mentor Kikia, nga Korpusi i Vullnetarëve.
“Ndërgjegjësimi është vetëm një nga hapat kryesorë, ndërkohë që marrja e masave dhe përgatitja e planeve konkrete shoqëron edhe procesin e planit urban të Tiranës. Legjislacioni në këtë drejtim ofron edhe mbështetje për strukturat e policisë bashkiake dhe njësive minibashkiake, në rastet kur identifikohen ndotje të mjedisit, ka penalitete, të cilat janë 5 mijë lekë të vjetra, përsa i përket ndotjes së mjedisit nga qytetarët. Denoncimi që mund të bëhet në numrin e gjelbër, ose në numrin e Policisë Bashkiake, do të bëjë të mundur që ne të fillojmë t’i ushtrojmë këto penalitete”, thotë Jorida Tabaku, nënkryetare e Bashkisë.
Rekomandimi i 13-së per shqiptarët është: Bëhuni qytetarë! Ky ka qene mesazhi i Korpusit te Vullnetareve, në kete aktivitet, ku ishin të pranishëm edhe kryetarët e minibashkive të Tiranës dhe kreu i Policisë Bashkiake.
Top Channel