Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar një kredi prej 106 milionë eurosh
për Kosovën, me qëllim lehtësimin e presioneve fiskale të vendit.

Lajmin e bën të ditur agjencia “AFP”, sipas të cilës marrëveshja e re 20-muajshe vjen pas shkurtimit të financimit vitin e kaluar, për shkak të një mosmarrëveshjeje me qeverinë kosovare.

Megjithatë, FMN ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me rrezikun e presioneve të jashtme nëse nuk forcon pozitën e saj ekonomike, duke qenë se vendi përdor monedhën e eurozonës.

“Qeveria e Kosovës duhet të përtypë hendekun e saj fiskal me një përqindje tjetër prej 1.5 për qind të GDP-së, në mënyrë që të ketë një bazë të qendrueshme”, ka deklaruar Fondi.

Marrëveshja e re Stand-By vjen një vit pasi FMN anuloi programin prej 109 milionë eurosh për Kosovën, pasi qeveria e saj refuzoi sugjerimet për të mos rritur rrogat e punonjësve të sektorit publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA