Shet flokët për 5000 dollarë

27/04/2012 00:00

Natasha Moraes de Andrade kishte vite që përmendej për flokët e saj. Në
moshën 12-vjeçare, vajza që jeton në nje zone te varfer te Rio de
Zhaneiros, ishte mbiquajtur “Rapunzela e vertete”. 

Floket e saj 1,6 metra te gjate, nuk i kishte prere asnjehere. Per Natashen, ato ishin nje burim krenarie, por se fundi eshte bindur se mund te ktheheshin fare mire edhe ne nje burim financiar. Pas shume hezitimesh, 12 vjeçarja vendosi t`i prese dhe t’i shese per extension ne kembim te nje shume prej 5.000 dollaresh amerikane, te cilat mjaftojne qe familja e saj te mund te bleje nje shtepi per te qene.

         


Floket e pengonin me perpara Natashen te luante lirisht si te gjithe femijet e te tjere apo te shkonte ne plazh. Larja e tyre kerkonte 4 ore ne jave dhe nje ore e gjysmë duhej cdo dite per krehjen. Kjo ka bere qe perveç parave te siguruara, vajza te mos pendohet per veprimin e saj ndersa thote se ndihet shume mire edhe me veten.

 


“Ne fillim, kur u ula ne poltrone, shpertheva ne lot, por pastaj mu duk sikur rifitova lirine time”, rrefen ajo. Floket e Natashes tani nuk jane me te gjata se 40 centimetra dhe kerkojne vetem 5 minuta kohe per t`u lare. Sa per familjen, ajo ka filluar punen per ndertimin e shtepise se re, ku 12-vjeçcarja do te kete nje dhome vetem te sajen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA