Një gjykatë në Holandë miratoi një ligj të ri që do të pengojë turistët e huaj që të konsumojnë kanabis në kafet e posaçme ku kunsomohet lënda narkotike.
Drograt e lehta janë të ligjshme në Holandë, por prej kohësh, ekziston një shqetësim në rritje se turistët frekuentojnë vendin vetëm për të përdorur subtstancat.
Kufizimi do të hyjë në fuqi në tre krahina jugore në muajin maj, për t’u shtrirë në të gjithë vendin deri në fund të vitit.
Një grup pronarësh të bareve të hashashit ka vendosur të sfidojë ligjin, që sipas tyre është diskriminues për të huajt. Ata do të paraqesin në gjykatë dhe parlament një protestë kundër ligjit.
Në bazë të ligjit të ri, shtetasit holandezë do të kenë ende mundësinë të frekuentojnë mbi 700 kafet në fjalë vetëm duke treguar një mjet identifikimi ose një “lejekalimi” të re për të ata që duan të konsumojnë kanabis, një ide që po diskutohet aktualisht në Holandë.
Top Channel