Guardiola largohet nga Barcelona

27/04/2012 12:50

Trajneri i Barcelonës, Josep Guardiola, u bëri të ditur futbollistëve gjatë seancës stërvitore të së premtes se do të largohet në fund të sezonit.

Siç raportojnë mediat spanjolle, lajmi do të bëhet zyrtar për shtypin në një konferencë për shtyp, gjatë drekës. Presidenti i klubit, Sandro Rosell dhe drejtori sportiv, Andoni Zubizarreta, gjithashtu do të jenë të pranishëm në konferencë.

Mbetet ende enigmë se kush mund të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës, ndërsa mediat spanjolle nuk japin asnjë pistë në këtë drejtim.

Guardiola do të lërë klubin katalanas pas sezonit të parë në të cilin ai nuk arrin të fitojë një prej trofeve të mëdhenj, titull (me përjashtim të ndonjë surprize në kampionat) apo Champions, në katër vitet e drejtimit të klubit.

Në total, ai ka fituar 13 tituj nga 18 të mundshmit, midis të cilëve edhe tre kampionate dhe dy Champions League.

Për trajnerin më të suksesshëm në historinë e Barçës, së bashku me Johan Cruyff (katër kampionate dhe një Champions), pistat e mundshme të së ardhmes janë dy Milan, Inter apo Chelsea, skuadra që janë të gjitha në kërkim të trajnerëve.

Top Channel