Eksportet vijojnë rënien

27/04/2012 23:30

Eksportet shqiptare ranë për të tretin muaj rresht në mars duke shënuar serinë më të gjatë negative që nga viti 2009.
 

Si tremujor eksportet kanë rënë me 12.3 për qind krahasauar me janar marsin e vitit të kaluar, ose e shprehur në vlerë rreth 64 milionë dollarë më pak.

Shifrat tregojnë se shkaku i rënies, më shumë se sa nga energjia tashmë është i lidhur me materialet e ndërtimit dhe metalet.

Sipas INSTAT eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, ishin në tremujorin e parë 47 milionë dollarë më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Tregtia e jashtme po ecën me ritme të ngadalata edhe në kahun tjetër, atë të importeve, të cilat kanë shënuar rritje minimale.

Si tremujor importet janë rritur me 2.1 për qind në vlerë, por në vëllim të dhënat tregojnë për tkurrje të tyre. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA