Një ari i madh i murrmë u bë protagonistë i një spektakli të rrallë në Kolorado, SHBA.

Ariu ende këlysh, i ardhur nga një zonë pyjore e ndodhur në afërsi në universitetin shtetëror, u terrorizua nga kontakti me njerëzit dhe gjeti strehim duke u ngjitur në një pemë.

Pasi studentët lajmëruan policinë, zyrtarë të mbrojtjes së kafshëve mbërritën dhe vendosën që ta godisnin me qetësues, për ta vendosur në gjumë dhe për të shmangur kështu rrezikun për kafshët dhe kalimtarët.

Megjithatë, disa metra mbi tokë, një veprim i tillë do të ishte i rrezikshëm për vetë jetën e ariut, prandaj u vendos që përpara se të procedohej, një dyshek ajri të vendosej në tokë për të amortizuar impaktin.

I goditur me gjumësjellësin, ariu disa-muajsh u vendos në gjumë dh era i sigurt mbi dyshek.

Studentë dhe kureshtarë të tjerë rendën për t’i bërë fotografi “mikut” të tyre të pazakontë, ndërsa u vendos në një kafaz, përpara se të rikthehej në jetën e egër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA