Vucinic: Sakrifikohem për Juventusin

26/04/2012 21:50

Mirko Vucinic ka shënuar pak gola me Juventusin gjatë këtij sezoni, por ato pak gola të tij kanë qenë shumë të rëndësishëm për bardhezinjtë.

Ndërsa në ndeshjet ku nuk shënon, jep pasimin për gol si në rastin e golit të fitores ndaj Cesena që u shënua nga Borriello.

“Me Conten Juventusi ka hedhur hapin cilësor. Këtë vit kam vrapuar shumë për të ndihmuar ekipin dhe është hera e parë që e bëj diçka të tillë në karrierë. Jam sakrifikuar për objektivin e përbashkët që quhet titull kampion”, thekson Vucinic për ‘Sky Sport’.

“Jemi të ndërgjegjshëm për forcën tonë, jemi 3 pikë para Milanit dhe duhen edhe 4 ndeshje deri në përfundim të sezonit. Me kalimin e kohës e kuptuam që jemi të fortë dhe që mund të luftojmë për të fituar kampionatin”, shton sulmuesi malazez.

Top Channel