Partia opozitare Rilindja Demokratike Kombëtare, kritikoi partinë shqiptare në pushtet BDI për anashkalim të vendbanimeve shqiptare në Maqedoni nga investimet e huaja.

Sipas RDK-së në pjesën lindore të vendit, ku jetojnë maqedonasit po investohen miliona euro nga kompanitë e huaja dhe po krijohen mijëra vende të reja pune, ndërkohë që shqiptarët e Maqedonisë, për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe papunësisë po detyrohen të ikin jashtë vendit.

“Janë mbi 4000 mijë punësime të reja vetëm nga tre kompani të huaja që të gjitha të lokalizuara në Maqedoninë Lindore, pa përmendur investimet tjera në të kalurën vetëm në zonat e banuara me joshqiptarë. Këto rajone po lihen në harresë, jo për shkak të Gruevskit, por për shkak të partisë shqiptare që është në pushtet”, thotë Artan Dika, zëdhënës i RDK-së.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini. Ai ka thënë se investime po bëhen edhe në zonat e banuara me shqiptarë.

“Ajo që flitet se po investohet në Maqedoninë Lindore, kjo është një punë e mirë që po bëhet sepsene cdo herë kemi thënë se kemi për interes zhvillimin ekonomik te gjithë Maqedonisë, ende nuk kemi projekte konktete edhe në atë anë. Prandaj ne gjithë edhe unë si ministër I ekonomisë por edhe Qeveria punojmë në mënyrë paralele për zhvillimin e gjitha zonave në vend”, reagoi Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë në Maqedoni.  
 
Saraçini po ashtu ka thënë se në Maqedonia po thith investime të huaja edhe në kushte krize kur gjithë bota ndjen pasojat e krizës globale ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA