Qenushi që viziton varrin e të zotit

26/04/2012 00:00

Dy muaj më parë u mbajt korteu funebër që nga kisha çoi në varreza
trupin e një 60-vjeçari dhe që prej atëherë, “ai” viziton çdo ditë
varrin e padronit të tij.

Bëhet fjalë për një qenush të vogël ngjyrë mjalti, që në qytezën e Tonaras, në Itali, e thërrasin thjesht “Qeni pa emër”, sepse nuk dihet se cili ishte emri që i kishte vënë i zoti.

Prej muajsh kafsha e vogël viziton çdo ditë varrin e të zotit, duke u kujtuar të gjithëve historinë e qenit Hachiko, që në filmin me të njëjtin titull me Richard Geere, për 10 vjet priti të zotin në stacionin e trenit.

Historia e “qenit besnik” është pasqyruar nga e përditshmja lokale “L’Unione Sarda”, në të cilën thuhet se i zoti i qenit ndërroi jetë papritur si pasojë e një ataku në zemër.

Disa qenë të tjerë që ai mbante janë adoptuar nga disa banorë të qytezës, ndërsa “Qeni pa emër” ka vendosur të mbikëqyrë varrin e 60-vjeçarit, duke zgjedhur të jetojë në një kopësht pranë varrezave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA