Mourinho: Bayern ishte më i freskët

26/04/2012 15:50

“Lojtarët e mi ishin fantastikë, por luajtëm kundër një ekipi të madh që fundjavën e kaluar e bëri pushim, ndërsa ne luajtëm ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit. Ishte faji ynë që në ndeshjen ndaj Barcelonës nuk shkuam me një avantazh më të madh në mënyrë që të ishim të freskët për ndeshjen ndaj Bayern.”

Kështu e shpjegoi Jose Mourinho eliminimin e Real Madrid në Santiago Bernabeu nga bavarezët e Jupp Heynckes.

‘Ishte një ndeshje e madhe nga ku ne dolëm të trishtuar, ndërsa ata të lumtur. Para dy vitesh isha unë që festoja në Bernabeu dhe ata që qanin. Kështu e ka futbolli”, thekson tekniku portugez i spanjollëve.

Më tej, Mourinho deklaroi se lojtarët e Realit duhet të jenë krenarë për atë që kanë bërë gjatë këtij sezoni: “Do e marrim veten shpejt. Nëse i jep të gjitha në fushë mund ta mbash kokën lart.”

Top Channel