Heynckes: E merituam finalen

26/04/2012 15:10

Trajneri i Bayern Munchen, Jupp Heynckes, theksoi se ekipi i tij e meritoi kualifikimin për në finalen e Ligës së Kampioneve në dëm të Real Madrid pas goditjes së 11-metërshave.

“Mendoj se nëse analizojmë hollësisht 120 minutat e takimit do të dalim në përfundimin se Bayern Munchen e meritoi kualifikimin”, theksoi tekniku i bavarezëve për televizionin gjerman ‘Sat 1’.

Heynckes veçoi reagimin e skuadrës së tij pas dy golave të shpejtë të madrilenëve në fillim të takimit: “Reagimi pas dy golave që pësuam brenda 14 minutave të para ishte fantastik. Përgjatë shumë minutave luajtëm një futboll të mrekullueshëm.”

“Lojtarët e kuptuan menjëherë se kur shënuam golin e parë na mjaftonte edhe një gol tjetër për të kaluar më tej. Ajo që arritëm në Bernabeu është madhështore”, shtoi Heynckes.

Top Channel