Euro 2012, spoti holandez ‘nxeh’ diplomacinë ukrainase

26/04/2012 00:00

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme po merr masa kundër një spoti
publicitar në një televizion holandez, që fton gratë të mos lejojnë
bashkëshortët e tyre të shkojnë në Ukrainë, për ndeshjet e “Euro 2012”,
sepse mund të joshen nga femrat e bukura.

“Mbajini në shtëpi”, është titulli i klipit të realizuar nga agjencia energjetike holandeze, që u ofron klientëve, që abonohen në shërbimet e saj, një makineri për birrën. Nëse holandezët do te qëndrojnë në shtëpi dhe do ta shfrytëzojnë makinerinë, thuhet në reklamë, do të preferojnë t’i shikojnë ndeshjet nga ekrani dhe nuk do të dëshirojnë të shkojnë në Ukrainë.

Në klip paraqitet një kërkim në internet me frazën “femra ukrainase” dhe tregon dhjetëra të rinj me veshje dhe qëndrime erotike.Zëdhënësi i Ministrisë ukrainase të Punëve të Jashtme, Oleh Voloshin e cilësoi spotin poshtërues dhe diskriminues. Ndërsa Ministria holandeze e Punëve të Jashtme nuk është prononcuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA