Bavarezët priten si heronj në Mynih

26/04/2012 21:00

Eliminimi i Real Madrid në Santiago Bernabeu dhe mundësia për të qenë skuadra e parë në histori që fiton Ligën e Kampioneve duke luajtur finalen në stadiumin e saj (19 maj kundër Chelsea) është konsideruar si një heroizëm në Gjermani.

Për këtë arsye lojtarët e Bayern Munchen janë pritur në aeroport si heronj të vërtetë.

Fillimisht ishte një hark i madh uji i formuar nga dy zjarrfikëse poshtë të cilit kaloi avioni i ekspeditës gjermane.

Pas zbritjes, të gjithë pjesëtarëve të ekipit iu dhuruan disa zemra gjigande nga kompania ajrore.

Gjithashtu mund të shihej një mesazh i madh ku shkruhej “FINALE” dhe një flamur i madh me stemën dhe emrin e klubit.

Top Channel