Mbase nuk është ushqimi më i shëndetshëm i mundshëm, por pica mund të bëjë shumë mirë. Rigoni që përdoret në të dhe në shumë ushqime italiane është një armë e fortë kundër kancerit të prostatës, sipas shkencëtarëve të Nju Jorkut.
Karvakroli, një lëndë kimike që gjendet tek rigoni, lufton qelizat kanceroze në prostatë duke i eliminuar ato. Kjo lëndë mund të përdoret tani për krijimin e një medikamenti të fortë.
Supriya Bavadekar, një nga pjesëtarët e ekipit të studimit, theksoi për ‘Daily Mail’: “Kërkimi ka dalë në përfundim se ngrënia e picës ul rrezikun e prekjes nga kanceri. Por, studimi është në fazat e para dhe duhen ende eksperimente të tjera.”
“Avantazhi është se rigoni përdoret në shumë ushqime, por karvakroli i rigonit mund të tretet ende pa bërë efekt kështu që po punojmë për një medikament”, shtoi Bavadekar.
Top Channel