Pema e jetës për japonezët

25/04/2012 19:25

Ata e injorojnë hapësirën dhe mungesa e saj nuk është aspak pengesë për të shprehur pasionin që kanë për natyrën.

Ky është vetëm rasti i Japonisë, vendi që jeton në limitin e hapësirave, e që pavarësisht kësaj na shërben modelin më të mirë të kopshtarisë dhe kultivimit të luleve.

Kushtëzuar nga mungesa e hapësirës ata zhvillojnë objekte në miniaturë. Kështu bëjnë me lulet, të cilat janë një motiv shumë i përhapur në stilin e jetës së japonezëve.

Çdo lule ka një kuptimin dhe çdo bimë përcjell një mesazh. Por, kryesorja në mendësinë e tyre është bonsai, pema e vogël në miniaturë.  Aleksandër Asimja, një njohës i mirë i këtyre bimëve na shpjegon.

“Është një bimë që vjen nga kultura japoneze, rritet në vazo dhe simbolizon se sa me vështirësi rritet një pemë. Prandaj edhe quhet pema e jetës”, thotë Asimja.

Bonsai është simboli jozyrtar që personifikon japonezët.

“Çdo japonez e kultivon dhe çdo shtëpi duhet ta ketë një bimë, është diçka shumë e afërt për ta që simbolizon jetën dhe rrënjët e forta që ka bima kur rritet dhe i përfaqëson si komb e popull”.

Artin dhe pasionin për të bukurën, japonezët e shndërrojnë në dobi të rrethanave që kushtëzojnë jo vetëm jetën e njerëzve.

“Bonsai mund të bëhëet çdo bimë duke e trajtuar që rrënja të kushtëzohet në vazo të vogël dhe bima rritet sa e lejon vazo dhe merr formën e një peme të vogël në miniaturë”, shpjegoi Asimja.

Në rastin e tyre, asgjë s’është e pamundur. Mjafton ta duash diçka dhe ajo  kthehet në vepra të mrekullueshme që as natyra nuk i ka krijuar dot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA