Një avion i “JetBlue” në SHBA u detyrua të bënte një ulje urgjente në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një lejlek u përplas me xhamin e pilotëve, duke bllokuar pjesërisht shikimit, pak pas nisjes.
Avioni, një “Embraer 190”, u rrotullua rreth aeroportit dhe u ul pa probleme në të njëjtën pistë nga e cila ishte ngritur.
Një zëdhënës i linjës konfirmoi se në bordin e avionit ishin 54 udhëtarë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Njëri prej pilotëve, pas goditjes së ndodhur me shpejtësi rreth 800 kilometra shpalli gjendjen e urgjencës dhe kërkoi ulje të menjëhershme në aeroport.
Në total, nga ngritja deri në rikthimin në pistë, kaluan vetëm shtatë minuta. Megjithatë, pasagjerët ishin me shumë fat që lejlekët rastisën të përplaseshin me xhamin dhe jo me motorët e avionit, ku mund të kishin provokuar ndonjë avari dhe si rrjedhojë mund të ishin bërë shkaktarë të një aksidenti katastrofik.
Në historinë e avioacionit, zogjtë janë bërë përgjegjës për qindra viktima, pasi të gëlltitur nga motor reaktivë, kanë provokuar avari që kanë sjellë incidente të ndryshme.
Një prej rasteve më të njohura është ai i fluturimit 159 të “US Airëays”, që pasi ndeshi një grup patash pak pas nisjes nga Nju Jorku, u detyrua të realizonte një ulje të suksesshme, mbi lumin Hudson.
Ulja dramatike u kap nga qindra kamera dhe dy pilotëve iu akorduan medalje për merita të larta në aviacion.
Top Channel