Java e dytë e shtatorit të 2012-ës do të jetë “java e përfundimit të mbikqyrjes së pavarësisë”. Keshtu deklaroi Kryetari i Komisioni Kuvendor për Amandamentimin e Kushtetutës, i cili tashmë edhe zyrtarisht fillon punën në mandatin e tij të tretë, atë për përmbylljen e mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Në takimin e parë të këtij komisioni është aprovuar plani i miratimit, në bazë të së cilit parashihen një varg ndryshimesh kushtetuese. Janë gjithsej 22 amandamente me të cilat do të bëhet kalimi i përgjegjësisë nga institucionet ndërkombëtare tek institucionet vendore.

Arsim Bajrami, Kryetar i Komisionit Kuvendor për Amandamentimin e Kushtetutës:

“Është interes vital i Republikës Kosovës që ky proces të kryhet sivjet, në mënyrë që përgjegjësinë për të qeverisur Kosovën të kenë institucionet e Kosovë dhe në mënyrë që prezenca civile ndërkombëtare të marr një rol këshillues e jo rol ekzekutiv, jashtë kësaj skeme është çështja e EULEX-it, për shkak se EULEX-i nuk ka bazë kushtetuese dhe për statusin e EULEX-it do të adaptohet një marrëveshje e veçantë për pozitën e saj pas përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. Dëshiroj dy gjëra të shpjegoj pavarësia e mbikëqyrur nuk prek mandatin e KFOR-it, mandatin e NATO-së, ai është mandat në kohë i pacaktuar”.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese përveç që kërkon 80 vota të deputetëve shqiptarë, kërkon dhe shumicën e votave të deputetëve pakicë,  dhe kjo sipas Bajramit do të arrihet pa ndonjë problem, për shkak se të drejtat e pakicave nuk janë prekur.
 
Arsim Bajrami, Kryetar i Komisionit Kuvendor për Amandamentimin e Kushtetutës:

“Sa i përket pakicave, pakicat nuk duhet të i frigohen pavarësisë së plotë të Kosovës, nuk duhet të frikësohen se do të zvogëlohen të drejtat e pakicave, sepse me këto ndryshime kushtetuese dhe legjislative jo vetëm që nuk preken të drejtat e pakicave, por jepet një garancë se shteti i Kosovës do të i respektoj në periudhën afatgjate. Nuk ka asnjë ide që të zvogëlohet ndonjë e drejt e pakos së Ahtisarit dhe pakicat duhet të ndihen të qeta”.

Disa nga institucionet vendore udhëhiqen nga ndërkombëtarët, e në disa të tjera ka një prani të theksuar të tyre, ndërsa me miratimin e ndryshimeve ato do të përbëhen nga vendorët dhe përgjegjësia për udhëheqjen kalon krejtësisht tek Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA