EURO 2012, Italia në gjysmëfinale

25/04/2012 00:00

Ndeshje dramatike në Kiev mes Italisë dhe Anglisë, një betejë e pafund mes dy skuadrave që në fushë luajnë një futboll ndryshe.

Një Itali kërkuese dhe Angli në stilin Celsi. 90 minutat japin raste pa fund, por as italianët që kishin më shumë e as anglezet nuk arrijnë të shënojnë.

Prandelli hedh në fushë dyshen zyrtare Balotelli-Cassano, ndërsa Hodgson përgjigjet me Rooney-Welbeck. Fillimi është i jashtëzakonshëm për të dy ekipet Italia jep sinjalin e parë me një shtyllë spektakolare të De Rossit, ndërsa Buffon në krahun tjetër shpëton portën me një pritje instiktive pas goditjes së Johnson.

Italia e pjesës së parë është më e fortë. Krijon më shumë volum loje, topin e mban më gjatë, ndërkohë që anglezët zhgënjejnë në prodhimin e lojës. Balotelli shpërdoron dy mundësi të mira.

Anglezët harxhojnë shumë energji në ndjekje të kundërshtarit, sulmi është pothuajse inekzistent, por mbrojtja arrin t’i mbajë larg sulmuesit italianë.

Edhe pjesa e dytë është me një start të frikshëm të Italisë që humbet dy mundësi të arta me De Rossin dhe Montolivon.

Italianet këtë radhë duket se po ndëshkohen nga fati. Ndeshja fillon pak e nga pak të bëhet me ritëm të dobët. Lojtarët fillojnë të ndjejnë lodhjen dhe fillojnë ndërhyrjet nga stoli.

Prandelli vendos të luajë me vetëm 1 sulmues, Balotellin, heq Cassanon e hedh në fushë Diamantin, Nocerinon dhe Maggion.

Anglezët kërkojnë diçka më shumë me Carroll dhe Ëalkot. 90 minutat nuk e përcaktojnë dot fituesin dhe ndeshja shkon tek shtesat e para në këto çerekfinale.

Në shtesë skuadrat zgjerohen shumë në fushën e lojës. Nocerino dhe Balotelli mbeten 2 lojtarët më të rrezikshëm tek të “Kaltërit”. Rasti më i rrezikshëm është në minutën e 100 kur Diamanti godet shtyllën për herë të dytë në tentativën për të krosuar në zonë.
 
Në shtesën e dyte Italia arrin edhe të shënojë gol me Nocerinon, por gjyqtari Proença anullon për një pozicion jashtë loje. Vendimi i tij është i drejtë.

Tek gjuatjet e 11-metërshave u tregua më e saktë, vetëm Montolivo gaboi ndërkohë që për anglezët Yang goditi shtyllën ndërsa gjuatjen e Ashley Cole e pret Buffon.

Italia duhet të rikuperojë shumë shpejt forcat pasi pas katër ditësh në varshavë e pret një Gjermani e frikshme.

Top Channel